Osmani ballë për ballë me Erdogan, presidentja jep detajet se për çfarë kanë diskutuar

Aktuale

Osmani ballë për ballë me Erdogan, presidentja jep detajet se për çfarë kanë diskutuar

Nga: N. H Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:49
Vjosa Osmani dhe Rexhep Tajip Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takur sot me Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, me ç’rast, e para e shtetit të Kosovës, ka treguar se kanë biseduar për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se në këtë takim kanë biseduar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.

Osmani në fund ka thënë se ka falënderuar Erdogan për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Në një takim shumë përmbajtjesor me Presidentin Erdogan, biseduam për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në shumë fusha.

E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat