“Përplasje” të mëdha në PDK, Ajvazi kritikon Lladrovcin për një “pazar” me një “opozitar”

Aktuale

“Përplasje” të mëdha në PDK, Ajvazi kritikon Lladrovcin për një “pazar” me një “opozitar”

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:42
Driton Ajazi

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, i cili javë më parë mori bekimin e degës, Driton Ajvazi, ka kritikuar kreun aktual të komunës, Ramiz Lladrovcit.

Sipas Ajvazit, Lladrovci e një “opozitar”, Petrit Gashi janë dakorduar për një marrëveshje, që Ajvazi e ka etiketuar si “pazar”.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Të dashur qytetarë,

Vendimi që sot kemi parë, është pamja e qeverisjes së Ramiz Lladrovcit!
Qeverisja 5 vjeqare edhe për nga forma edhe për nga përmbajtja, tani më ka një term që e përshkruan dhe e identifikon Drenasin, ky term është Pazari.

Sot, qenka nënshkruar e vulosur pazari i radhës në mes kryetarit të komunës Ramiz Lladrovcit dhe “opozitarit” Petrit Gashi, në këtë pazar siq po e shohim është punësuar gruaja e Petrit Gashit dhe reja e një prokurori në Prishtinë, ky Pazar është kryer dhe të dy palet janë ndarë të kënaqura ngase për kryetarin është shuar një zë kritik sado i dobët që ka qenë, ndërsa për “opozitarin” është realizuar ambicia kulminante në politik!

Ndërsa rasti i dytë është për të forcuar ndikimin e tij që e ka në prokurori, për të shtyrë përpara raste që i duhen, e për ti ndalur raste që nuk i duhen!

Kur, strukturat partiake në Drenas, kanë qenë kritike për punësime të opozitarve dhe familjareve të asambleistave, kryetari LLadrovci, arsyetimin e bënte se struktura e PDK-së dhe mbështetësit e saj nuk kanë përgaditje të mjaftueshme, ndërsa në këtë vendim shohim se kandidatja e pranuar është e pamerituar për përzgjedhje, ngase kunderkandidatët e saj janë në avantazh me pergatitje, duke qene se kanë të kryer fakultetin dhe masterin në Universitetin e Prishtinës, ndërsa e përzgjedhuara ka vetëm fakultetin e kryer dhe atë në kolegjin privat ISPE, i cili kolegj tani më nuk është as i akredituar, por, edhe kur ka qenë, nuk është shquar për ndonjë nivel të kënaqshëm të arsimit të lartë në Kosovë.

Në këtë vendim, si edhe në shumë para tij, janë shkelur mundi e sakrifica e atyre që janë meritor dhe është pranuar gruaja e asambleistit që ka sharë e fyer PDK-në dhe liderët e saj Hashim Thaqi e Kadri Veseli për vite të tëra!

Qytetare të dashur, të nderuara struktura qendrore dhe lokale të PDK-së, secilën ditë do të bindeni se Ramiz Lladrovci nuk qeverisë për qytetarët as me vizionin e PDK-së, ai qeverisë për vetën e tij dhe atyre që janë për të bërë pazare me të!

Prandaj, të dashur qytetar, tetori po afron dhe duhet sa më parë ta ndërprejmë sundimin dhe keq qeverisjen e Ramiz Lladrovcit me komunen e Drenasit!

Me nderime,
Driton Ajazi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat