Familja e Vjosa Osmanit në Turqi, shefi i stafit të presidentes sqaron gjithçka

Aktuale

Familja e Vjosa Osmanit në Turqi, shefi i stafit të presidentes sqaron gjithçka

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 00:07
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, sqaroi arsyen e udhëtimit të familjarëve të presidentes për në Turqi, duke thënë se nga kjo nuk është dëmtuar buxheti i Kosovës.

“Është një praktikë e mirënjohur ndërkombëtare që në ngjarje të tilla të karakterit ndërkombëtar ka pasur ftesë për presidenten dhe familjen e saj që të merr pjesë në ngjarjet e caktuara”.

“Pjesëmarrja e presidentes dhe e familjes së saj nuk ka shkaktuar asnjë shpenzim për buxhetin e Kosovës, meqë është mbuluar nga shteti turk. Ndërsa udhëtimi është mbuluar nga buxheti privat i presidentes”.

“Organizatori, pra në këtë rast shteti turk, ka përgatitur agjende të veçantë për bashkëshortët e liderëve pjesëmarrës”.

Presidentja, Vjosa Osmani, sot ishte pjesëmarrëse në forumin e diplomacisë në Antalya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat