E ka detyrim të formojë Asociacionin? Zyrtari i VV-së i përgjigjet ambasadorit Kosnett – përmend edhe ndarjen e Kosovës

Aktuale

E ka detyrim të formojë Asociacionin? Zyrtari i VV-së i përgjigjet ambasadorit Kosnett – përmend edhe ndarjen e Kosovës

Nga: N. H Më: 19 qershor 2021 Në ora: 08:34
Albin Kurti

Ambasadori Philip Kosnett ka bërë me dije se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Përgjigjja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në kërkesën e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po shihet si një shkëndijë që mund t’i tensionojë raportet mes Kosovë e SHBA-së.

Një koment të ngjashëm sikurse kryeministri Kurti, e ka bërë edhe ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, Liri Loshi.

Loshi madje mendon se Asociacioni i Komunave serbe është prelud i ndarjes së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Liri Loshi

Asociacioni i Komunave serbe është prelud i ndarjes së Kosovës më vonë. Ke pranuar Asociacionin, i ke hapur rrugë ndarjes.

Kaq e thjeshtë është kjo punë.

Kurrë nuk duhet me e pranu Asociacionin e komunave serbe në Kosovë pa e pasur të garantuar një asociacion të njëjtë të komunave shqpitare në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat