Merret vendimi, KQZ-ja e dënon Nismën e Fatmir Limajt

Aktuale

Merret vendimi, KQZ-ja e dënon Nismën e Fatmir Limajt

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 09:26

(E plotësuar 11:40) - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ta gjobitur me 350 euro, Nismën Socialdemokrate.

Kjo pasi ky subjekt politik nuk e ka lajmëruar KQZ-në, për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të partisë.

Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, ka thënë se kjo parti vetëm është gjobitur, pasi sipas tij Nisma e ka dorëzuar dokumentacionin 20 ditë me vonesë.

“Do të përcaktojmë gjobë e që është 350 euro gjobë për subjektin politik që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Zyra e ka njoftuar subjektin politik edhe 10 ditë pasi e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe dokumentet i kanë sjellë me 20 ditë vonesë. Kjo shumë duhet të sillet para certifikimit të partisë”,  ka thënë Buleshkaj. 

​KQZ merr vendim për shpenzimet e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 cent. Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më më shumë se pesë mijë (5000) votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë (5000) votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë.

KQZ mban mbledhje në këtë orë, ky është rendi i ditës

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të mbajë sot mbledhjen e radhës në ora 11:00.

Ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

2. Aktivitetet e ZRPPC së:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021.

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptim të gjobës për partinë politike Nisma Socialdemokrate.

3 . Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për zgjatjen e orarit të punës për anëtarët e KQZ-së dhe stafin e SKQZ-së për zgjedhjet lokale 2021;

4. Plotësimi dhe ndryshimi i përbërjes së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë;

5. Të ndryshme;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat