Dalin emra. Fitore Pacolli e Demush Shasha pritet të emërohen ambasadorë

Aktuale

Dalin emra. Fitore Pacolli e Demush Shasha pritet të emërohen ambasadorë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 12:33
Fitore Pacolli

Pas vendimit për largimin nga shërbimi të të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht, nga MPJ mësohet se janë duke punuar për të emëruar ambasadorët e ri në vendet që kanë mbetur vakante.

Media merr vesh se emrat e parë që janë përmendur si kandidatë të mundshëm janë Demush Shasha, që përfolët si kandidat për ambasador ne Bruksel; si dhe Fitore Pacolli si ambasadore në Londër.

Demush Shasha ka qenë Sekretar në Ministrinë e Integrimit Europian dhe tash është komentues i zhvillimeve lidhur me BE-në.

Fitore Pacolli është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga eksponentët e dalluar të partisë. Ka studiuar në Londër, Britani e Madhe.

Ndërkohë, vlen të theksohet se muajin që lamë pas ministrja Donika Gërvalla ka inciuar shkarkimin e 13 ambasadorëve  të Kosovës nëpër vende të ndryshme.

Ndërkaq, dekretet janë nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat