Salihu: Duartrokitje për Kurtin

Aktuale

Salihu: Duartrokitje për Kurtin

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:24
Muharrem Salihu

Drejtuesi i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi, Muharrem Salihu, ka përgëzuar për qëndrimin e tij kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij ai flet për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Sipas Salihut, Kurti kërkoi reciprocitet në Bruksel duke i ofruar serbëve të Kosovës Këshill Kombëtar, si shqiptarëve në Serbi.

Reagimi i tij:

Jam shumë i lumtur që përpjekjet tona të pandalshme si AFEDS, si aktivistë kombëtarë, për çështjen e të drejtave tona themelore në Republikën e Serbisë, po rezonojnë dhe po gjejnë përgjigjen më të shkëlqyer në diskurin diplomatik të Kryeministrit Kurti! Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Pasi në Bruksel me shumë brilancë diplomatike, e kërkoi reciprocitetin duke i ofruar serbëve të Kosovës Këshill Kombetar, njëjtë si shqiptarët në Serbi, Kryeministri Kurti nuk u ndal as sot! E tregoi se tashmë reciprociteti me Serbinë është vijë sjelljeje e Kosovës dhe do të kërkohet duke imponuar të drejta të barabarta midis pakicave në të dy vendet tona!

Sot Kryeministri Kurti, pas vitesh heshtjeje, lëshimesh per fatin tonë në dialogun me Serbinë, e përsëriti në Vienë qëndrimin tashmë të konsoliduar: reciprocitet në trajtimin e pakicave, gjegjësissht të serbëve në Kosovë dhe ne shqiptarëve në Serbi! Ky qendrim kombëtar, patriotik, në një nga piacat kryesore të diplomacisë botërorë, në prani të Kancelarit austriak Kurz na mbush me shpresë se diçka po lëviz në favorin tonë! Shqiptaret janë spastruar etnikisht në kohëra të vështira për ta, por kjo nuk mund të ndodhë në ditë të sodit, kur kemi dy shtete që mund të na mbrojnë!

Respekt dhe mbështetje për Kryeministrin Kurti ! Bëni durim u them të paduruarve ! Motori ka nisur të lëvizë në drejtimin e duhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat