Opozita me kritika për Kurtin se po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, Pozhari vjen me një kundërpërgjigje të ashpër

Aktuale

Opozita me kritika për Kurtin se po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-të, Pozhari vjen me një kundërpërgjigje të ashpër

Nga: N. H Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:54
Xhevdet Pozhari

Kanë filluar të hidhen kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, por edhe të kryeministrit Albin Kurti, se po rrezikon marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikë.

E, në mbrojtje të kryeministrit Kurti, ka dal njohësi i çështjeve politike në vend, Xhevdet Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Pozhari shprehet se ata të cilët po e kritikojnë Kurtin në këtë mënyrë, duhet ta kenë parasysh se ai përfaqëson 50.2 për qind të votuesve.

Ai madje, shpjegon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po thotë se nuk pranon asociacion monoetnik, ashtu siç do të duhej të thoshte dikur Thaçi që nuk pranon Gjykatë Speciale e cila trajton veç krimet e një etnie.

Ja shkrimi i tij:

Këta që vazhdojnë të deklarojnë se 'Kurti po i rrezikon marrëdhëniet me Amerikën', duhet ta kenë parasysh se ai përfaqëson 50.2% të votuesve. Pra, çdo të dytin votues. Në këto rrethana, edhe sikur të ishte ashtu (gjë që nuk është), nuk do duhej të thuhej kjo marrëzi se e shpallë gjysmën e popullit më pro-amerikan si anti-amerikan. Ai këto qëndrime i kishte edhe kur u rrëzua Qeveria Kurti 1 pikërisht shkaku i dialogut.

Shkurt, kryeministri i Kosovës po thotë se nuk pranon asociacion monoetnik. Ashtu siç do të duhej të thoshte dikur Thaçi që nuk pranon Gjykatë Speciale e cila trajton veç krimet e një etnie. Por, Thaçi dhe Mustafa përveç dhomave të specializuara, na e sollën peshqesh edhe Zajednicën.

Nëse koha dëshmoi se ata kanë gabuar, është idiotësi të kërkosh që të njëjtin gabim ta bëjë Albin Kurti veç që më pas të thuash - edhe ky është si tjerët. Këtë e bëjnë veç ata që nuk kanë asnjë ndjenjë për fatin e shtetit.

Edhe ashtu nëse duan të tjerët, le ta themelojnë asociacionin. Jemi të vegjël, nuk mund t'i ndalim! Por dinjitetin mund ta mbrojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat