Shasha: Në Uashington nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje, por...

Aktuale

Shasha: Në Uashington nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje, por...

Nga: N.Sh Më: 19 qershor 2021 Në ora: 16:00
Pamje nga Uashingtoni

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shaha, po konsideron se në Uashington nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje, ndërmjet Qeverisë së Kosovës, dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas tij, aty është nënshkruar vetëm një letër zotimi në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit Amerikan.

Ai, përmes një postimi në Facebook, thotë se, tash institucionet e Kosovës duhet të nisin një dialog diplomatik për të hap rrugë nënshkrimit të letrës dhe të sqaroj pozicionin e Kosovës karshi pikave të SHBA-së.

Lexojeni postimin e plotë:

Me kohe kam bere te qarte se menyra e perfaqesimit te Kosoves ne kuader te takimit te Ëashingtonit ka qene e gabueshme. Perfaqesuesi i Kosoves ka marr zotime ne mungese te legjitimitetit te nevojshem politik dhe kerkesave kushtetuese.

Tani keto gabime na ndjekin sepse Kosoven ne Ëashington e ka perfaqesuar Kryeministri i vendit, i cili pa marr parasysh se doli te jete kunder-kushtetues, ai ka marr obligime shteterore karshi partnerit strategjik te Kosoves. Dhe rrjedhimisht vendi duhet ti nderoj keto zotime nderkombetare. Sepaku ato pjeset me te rendesishme.

Tani, Qeveria e Kosoves duhet te ndjek nje shteg te holle diplomatik per te korrigjuar gabimet e qeverise se kaluar. Dhe duhet te beje kete me nje urtesi qe imponon nje proces i ndjeshem sic jane, me nje ane, marredheniet tona me SHBA, dhe anen tjeter, marredheniet me Serbine.

Ne kete drejtim, Qeveria ka nje rruge te qarte para vetes. Ne Ëashington nuk eshte nenshkruar asnje marreveshje dhe ne kete kuptim Perparimi e ka pas mire. Eshte nenshkruar nje leter zotimi ne mes Kryeministrit te Kosoves dhe Presidentit te SHBA-ve. Tani institucionet duhet te nisin nje dialog diplomatik i cili do hap rruge nenshkrimit te letres pasuese nga ana e Kosoves qe do te sqaroj pozicionin e Kosoves karshi pikave kyce te Ëashingtonit. Dhe me kaq kjo ceshtje mbyllet.

Mesimi nga e gjithe kjo storie eshte se perfaqesues politik te shtetit te Kosoves asnjehere nuk duhet te marrin obligime nderkombetare jashte vendit pa siguruar legjitimitetin e nevojshem politik brenda vendit. Ne te kunderten, vendi perseri do ballafaqohet me sfidat sikur demarkacioni apo asociacioni, ku neve ende pas 10 vitesh po sfidohemi nga vendimet qe jane marr jashte vendit, pa pasur konsensus te nevojshem politik brenda vendit. Kjo qasje jo vetem se ka demtuar kohezionin politik ne Prishtine, por ka sfiduar kredibilitetin nderkombetar te Kosoves ne bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat