Abdixhiku kujton Nekibe Kelmendin

Aktuale

Abdixhiku kujton Nekibe Kelmendin

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2021 Në ora: 17:00
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe së bashku me bashkëpuntorë për 10 vjetorin e vdekjes në Nekibe Kelmendit.

Ai ka thënë se ajo tashmë e ka krijuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që përkundër dhimbjes së madhe qe ia shkaktoj lufta duke i’a vrarë bashkëshortin dhe dy djemtë, ajo nuk u ndal së punuari për formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës.

Postimi në Facebook:

Sot, në përvjetorin e dhjetë të ikjes në amshim - së bashku me Kosovaren e me bashkëpunëtorë, përkujtuam Nekibe Kelmendin, atdhetaren dhe veprimtaren e madhe të kauzës nacionale. Ajo ishte një emblemë identifikuese e një gruaje, e një nënë të pamposhtur që përkundër sfidave nuk u gjunjëzua asnjëherë.

Nekibe Kelmendi tashmë ka krijuar emrin e saj të merituar jo vetëm si një nga aktivistet e para të LDK-së, por edhe si profil i një njeriu që përkundër dhimbjes së madhe qe ia shkaktoj lufta duke i’a vrarë bashkëshortin dhe dy djemtë, ajo nuk u ndal së punuari për formimin dhe konsolidimin e shtetësisë e Kosovës. Nekibe Kelmendi ka humbur një pjesë të familjes nga regjimi serb, por ka fituar një familje të madhe në Kosovë. Kosovarja, vajza e Nekibe e Bajram Kelmendit, motra e Kastriotit dhe Kushtrimit, duhet të ndihet krenare për familjen e saj.

Gjurmët, sakrifica dhe puna e Nekibe Kelmendit tashmë janë një udhërrëfyes për të gjithë ne që të ecim përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat