Njeriu i afërt i presidentit Rugova, Hafiz Gagica pritet të emërohet ambasador në Berlin

Aktuale

Njeriu i afërt i presidentit Rugova, Hafiz Gagica pritet të emërohet ambasador në Berlin

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 18:58
Ibrahim Rugova dhe Hafiz Gagica

Në Berlin të Gjermanisë pritet të emërohet ambasador një nga njerëzit më të afërt të Presidentit, tanimë të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Media mëson nga burime zyrtare, të cilat dëshirojnë të mbesin anonim, se Hafiz Gagica do të emërohet shumë shpejt ambasador në Berlin.

Gagica më 1990 ishte përfaqësues i LDK-së e pastaj i Qeverisë Paralele të Republikës së Kosovës në Europë.

Ai ishte një nga kontribuesit e mëdhenjë të Internacionalizimit të çështjes së Kosovës në Europë dhe më gjerë.

Kjo i kishte bërë të mundur Gagicës që të ketë një sërë kontaktesh me struktura politike të Qeverisë Gjermane, por edhe një përkrahje të gjerë të diasportës.

Shqiptarët në Gjermani emërtimin e Gagicës në Berlin e vlerësojnë lartë duke thënë se ky do të jetë një përfaqësim dinjitoz i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat