Nga Vetëvendosje i kundërpërgjigjen Haradinajt: Ramushi është i fortë derisa ...

Aktuale

Nga Vetëvendosje i kundërpërgjigjen Haradinajt: Ramushi është i fortë derisa ...

Nga: A.Zh Më: 20 qershor 2021 Në ora: 11:03
Ramush Haradinaj, Albin Kurti; foto ilustrim nga "Bota sot"

Zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, i kanë reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ky i fundit, dje ka thënë se asnjë kryeministër nuk mund të rrezikojë partneritetin me Amerikën.

Por, Avni Zogiani, zyrtar në VV, i është kundërpërgjigjur shkurt ish-kryeministrit.

“Ramushi është i fortë, i pakompromis, i qëndrueshëm, derisa t'i ofrohet pushteti!”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.

Haradinaj dje ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të përgënjeshtrojë deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu se marrëveshja e nënshkruar në Washington juridikisht është e pavlerë.

“Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën”, ka thënë Haradinaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat