Një i vdekur, ky është bilanci 24 orësh i Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Një i vdekur, ky është bilanci 24 orësh i Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe 8 raste të reja me Koronavirus janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ndërsa, janë shëruar 9 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

20 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës.

Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227.

Në total numri i rasteve aktive është 174.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat