Vaksinimi masiv ka filluar, por në 24 orët e fundit janë vaksinuar më pak se 1 mijë persona në gjithë Kosovën

Aktuale

Vaksinimi masiv ka filluar, por në 24 orët e fundit janë vaksinuar më pak se 1 mijë persona në gjithë Kosovën

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Ndonëse nga 15 qershori ka filluar zbatimi i Planit për Vaksinim Masiv, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë vaksinuar më pak se 1 mijë persona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 965 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në vend.

Sipas kësaj ministrie, deri tani 133 mijë e 868 persona janë vaksinuar kundër këtij virusi.

Ndërsa, 17 mijë e 811 persona kanë marrë dozën e dytë të kësaj vaksine.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës. Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.112 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji Kosova do të furnizohet me dozat e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat