​Borrell: Bashkëpunimi BE-SHBA do të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

​Borrell: Bashkëpunimi BE-SHBA do të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 18:57
Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell vlerëson se bashkëpunimi i zgjeruar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian do të ndihmojë procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga Tanjug nëse ai kishte biseduar me presidentin e SHBA Joe Biden rreth raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, shefi i diplomacisë evropiane tha se ai kishte informuar sekretarin e Shtetit Antonio Blinken për këtë.

"Tani ka një bashkëpunim shumë të mirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Nuk është më një garë ku Shtetet e Bashkuara po përpiqen të imponojnë një proces të udhëhequr nga BE në dialog.

Tani jemi duke bashkëpunuar ngushtë dhe kjo do të ndihmojë", tha Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat