Isa Mustafa tha se Qeveria Hoti ishte legale, Pozhari e lë pa fjalë – ia përmend vendimin e Kushtetueses

Aktuale

Isa Mustafa tha se Qeveria Hoti ishte legale, Pozhari e lë pa fjalë – ia përmend vendimin e Kushtetueses

Nga: A.Morina Më: 21 qershor 2021 Në ora: 19:13
Isa Mustafa

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se është papjekuri politike e Qeverisë së Kosovës që të kundërshtojë marrëveshjen e Washingtonit.

Kjo, pasi sipas Mustafës marrëveshja është nënshkruar nga një qeveri legale e Kosovës.

Mirëpo, ndaj kësaj deklarate të ish-kryetarit të LDK-së, ka reaguar gazetari Xhevdet Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Ai i drejtoi Mustafës një pyetje: "E, pse e rrëzoi Gjykata Kushtetuese nëse ishte qeveri legale?"

Postimi i plotë

Isa Mustafa: Është papjekuri politike të tentohet të luhet me marrëveshjet me Ëashingtonin. Marrëveshja është nënshkruar nga një qeveri legale e Kosovës.

E, pse e rrëzoi Gjykata Kushtetuese nëse ishte qeveri legale?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat