Borrell jep detaje të reja mbi zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, flet për ‘konkurrencën’ e BE-së me SHBA-në

Aktuale

Borrell jep detaje të reja mbi zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, flet për ‘konkurrencën’ e BE-së me SHBA-në

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 19:45
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi sot se ai informoi ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së mbi raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi javën e kaluar dhe qëllimin për një takim të ri në korrik.

Duke përmbledhur rezultatin e sesionit të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, Borrell vuri në dukje se "bashkëpunimi midis SHBA dhe Bashkimit Evropian është shumë i mirë, nuk ka më konkurrencë dhe përpjekje nga pala amerikane për të marrë përsipër dialogun.

Borrell shtoi se në ndërmjetësimin për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, tani ka "bashkëpunim të fortë" midis BE dhe SHBA dhe se “kjo do të ndihmojë".

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi në sesionin e ministrave të Bashkimit Evropian ishte "vetëm një pikë në temat aktuale dhe vetëm disa minuta iu kushtuan asaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat