Tahiri: Dialogun nuk duhet ta shohim si agjendë politike, nuk duhet ta kemi qëllim final njohjen

Aktuale

Tahiri: Dialogun nuk duhet ta shohim si agjendë politike, nuk duhet ta kemi qëllim final njohjen

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:11
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se dialogu ka sjellë rezultate pozitive në disa fusha, e në anën tjetër kemi pa një rol destruktiv të Serbisë në moszbatimin e disa prej marrëveshjeve që janë arritur.

Tahiri në tryezën e ftuar nga KDI me temën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë se dialogu kur ka vullnet dhe përkushtim ka rezultat konkret.

“Me të drejtë kemi prit që ky do të jetë një fillim i ri. Kurti i ka formuar institucionet të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Edhe vet si parti opozitare dialogun ne nuk duhet ta shohim si agjendë politike me të cilën do të akuzojmë njëra-tjetrën, duhet ta shohim si një agjendë përtej angazhimit tonë ditor politik”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se një gjë të tillë po e pamundëson kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur fare transparencë sa i përket takimit në Bruksel duke shtuar se për propozimet e kryeministrit Kurti nuk kanë pasur asnjë informacion as si klasë politike as si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

“Fatkeqësisht Qeveria jonë nuk ka një agjendë që do të mund të diskutohej mes partive në pushtet dhe partive opozitare”, u shpreh Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, më tej theksoi se qëllimi final i Kosovës në këtë proces nuk duhet të jetë njohja.

“Nuk besoj që qëllimi jonë final duhet të jetë njohja mes Kosovës dhe Serbisë, sepse edhe nëse kjo ndodh dhe prapë pengesën e kemi në Këshill të Sigurimit nga Kina dhe Rusia, atëherë Republika jonë nuk po arrin me përmbyll atë që është më e rëndësishmja fuqizimi subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Pa qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit dhe pa e pas ulësen në OKB ne nuk e kemi përmbyll çështjen e fuqizimi subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, tha Tahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat