Vendimi i Qeverisë për pagesën e polisave të sigurimit për mërgimtarët, flet drejtori i BKS-së

Aktuale

Vendimi i Qeverisë për pagesën e polisave të sigurimit për mërgimtarët, flet drejtori i BKS-së

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:51
Sami Mazreku

Qeveria e Kosovës mori sot vendim për kryerjen e polisave të sigurimit për mërgimtarët, në lidhje më këtë i ftuar në emisionin Prime Time është Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit,  Sami Mazreku.

Ai dha më shumë detaje, dhe tregoi se cilat kategori i përfshinë kjo pagesë.

“Kemi pasur disa takime me ministrin Murati, ku kemi diskutuar modalitetet që edhe kësaj radhe qeveria të mbulojë koston e sigurimit të polisave kufitare, normalisht që është një shpenzim që qeveria e ka bërë për mërgimtarët, vendimi është marrë sot, dhe unë besoj që brenda dy apo tri dite do të formatizohet marrëveshja, dhe do të filloj së aplikuari nga data 1 korrik 2021 deri në fund të vitit”, tha Mazreku në Prime Time.

Tutje Mazreku theksoi se mbulimi i shpenzimeve të polisës së sigurimit do të vlejë për veturat, dhe motoçikletat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat