KPMM-ja realizoi 98% të buxhetit, në mungesë të Bordit 163 kërkesa për licencim në pritje

Aktuale

KPMM-ja realizoi 98% të buxhetit, në mungesë të Bordit 163 kërkesa për licencim në pritje

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:28
Foto nga takimi

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar raportin vjetor për vitin 2020 të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Viti 2020 për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale po konsiderohet i suksesshëm sa i përket planifikimeve dhe realizimit buxhetor, kështu tha gjatë raportimit Avdi Konjuhi u.d i kryesuesit të Bordit të KPMM-së.

Konjuhi tha se 98% i buxhetit final është realizuar, derisa shtoi se në mungesë të Bordit presin edhe 163 kërkesa për licencim.

“Industria minerale gjatë vitit 2020 sa i përket mbledhjes së buxhetit ka arritur rezultate pozitive, ka të punësuar 76.Buxheti ka qenë 1,4 milion mirëpo gjatë rishqyrtimit është zvogëluar 1.1 milion, 98% është realizuar i buxhetit final. 854 licenca i kemi menaxhuar dhe në mungesë të Bordit presin 163 kërkesa për licencim”.

Ai tha se 16 punëtor pas kalimit të Covid-19, u janë kthyer punës derisa Konjuhi tha se nuk ka bërë shkelje të ligjit për thirrjen e tyre.

“…pastaj punëtorët kanë vazhduar punën dhe unë kam konsideruar se nuk është shkelje sepse atëherë kemi bërë kontroll për punëtorët”, tha Konjuhi.

Deputeti nga PDK-ja Bedri Hamza ka pyetur përfaqësuesit e KPMM-së se për Bordin i cili tashmë nuk është funksional, se deri ku ka arritur procesi.

“Raporti i Auditimit ka një opinion të pamodifikuara janë rekomandimet dhe diskjtua mjaft rreth tyre. Është pozitive adresimi i rekomandimeve nga viti i kaluar nga 5 rekomandime 4 janë adresuar, dhe 1 rekomandim është konsideruar i mbyllur”.

“Janë disa çështje që për mu janë me interes me dit, e pra në mungesë të Bordit kur një palë e ka një kërkesë dhe ju nuk mundeni me i dhanë përgjigje a ka një afat ligjor deri kur ky Komision dhe sa është afati që mundet me i dhanë përgjigje palës. Nuk është në autoritetin e juaj me zgjedh Bordin por është jo funksional a mundemi me na informuar a jeni në dijeni deri ku ka shkuar ky proces”.

Ndërsa kritika ka pasur deputeti nga radhët e VV-së  Eman Rrahmani sa i përket shpenzimeve për udhëtim nga përfaqësuesit e KPMM-së derisa tha se ka qenë kohë pandemie.

Hajredin Gërvalla drejtor i Financave tha se rreth 75% të rentës minerare e  paguan KEK-u, ndërsa Trepça ka rreth 16 milionë obligim ndaj tyre.

“Rreth 75% i rentës minerale është KEK-u, 3.4% e kemi Feronikelin ndërsa 19.5% i kemi të tjera dhe vetëm Trepça nuk i paguan dhe i ka rreth 16 milionë obligime”.

Komisioni në mbledhjen ka miratuar edhe raportin vjetor për vitin 2020 të Akademisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat