Austria vazhdon me kufizime, ende nuk dihet se kur do të lejohet aplikimi për viza turistike

Aktuale

Austria vazhdon me kufizime, ende nuk dihet se kur do të lejohet aplikimi për viza turistike

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Austria është duke vazhduar me kufizime sa i përket turistëve.

Ambasada e Austrisë në Prishtinë, në një përgjigje ka bërë të ditur se hyrja e turistëve është e përcaktuar në “Rregulloren e Hyrjes COVID-19”, dhe që ende nuk ka ndonjë vendim për lejimin e turistëve.

“Siç përcaktohet në rregulloren e përmendur, hyrja në Austri nga vendet e tilla sikurse Kosova aktualisht nuk lejohet, përveç rasteve të jashtëzakonshme ekzistuese siç janë ato për shtetasit e BE-së, ose personat që janë normalisht banorë të një shteti të BE-së”, ka deklaruar Ambasada austriake.

Gjithashtu, kjo ambasadë bën të ditur se shtetasit e BE-së mund të lejohen në Austri, por që duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Ndryshe, për më shumë së një vit, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundur të aplikojnë për viza turistike, përveç rasteve urgjente.

Kufizime sa i përket turistëve janë duke vazhduar të kenë shumica e vendeve e Bashkimit Evropian, kurse Gjermania dje ka njoftuar se kosovarët mund të aplikojnë për viza që nga data 25 qershor, por që kusht është të jenë të vaksinuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat