“Vlora Çitaku dhe Skënder Hyseni e kanë një të përbashkët”, Pozhari “godet” kandidaten për kryetare të PDK-së

Aktuale

“Vlora Çitaku dhe Skënder Hyseni e kanë një të përbashkët”, Pozhari “godet” kandidaten për kryetare të PDK-së

Nga: N. H Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:46
Xhevdet Pozhari

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ditë më parë ka marrë vendimin për mbajtjen e Konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik 2021, ditë e shtunë.

Në opinionin publik tashmë janë disa emrat të cilët po vlerësohen se mund ta marrin drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Në mesin e emrave, është edhe emri i ish-ambasadores, Vlora Çitaku, e cila është përmendur si kandidate potenciale për të drejtuar këtë parti.

Kurse, një koment të shkurtër për ish-ambasadoren Çitaku e ka bërë njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Pozhari.

Pozhari këtë të fundit e ka krahasuar me Skënder Hysenin e LDK-së, për të cilët ka thënë se të dy e kanë nisur karrierën politike si përkthyes.

“Vlora Çitaku dhe Skënder Hyseni e kanë një të përbashkët: Të dy e kanë nisur karrierën politike si përkthyes. Njëri për Rugovën, tjetra për Thaçin. Ishte kohë kur ai që e njihte anglishten mirë, konsiderohej si njeri me aftësi të rralla”, shkruan ai.

Ndryshe, PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë rezultatin më të dobët në historinë e saj.

Kujtojmë se aktualisht PDK ka 19 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe qeverisë në disa komuna të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat