Bytyçi jep dorëheqje nga bordi i RTK-së

Aktuale

Bytyçi jep dorëheqje nga bordi i RTK-së

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 15:26
RTK

Një ditë pasi Komisioni parlamentar për media inicioi shkarkimin e bordit të RTK-së, Ilir Bytyçi, anëtar i bordit të drejtorëve ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbanë nga viti 2020. Media ka siguruar letrën e dorëheqjes që Bytyci ia ka dërguar kryetarit të Bordit Sali Bashotës.

“Meqë sot, unë nuk jam i gatshëm të barazohem me personat që me veprimet e veta mund t’i kenë kontribuar përkeqësimit te gjendjes në mediumin publik, distancohem publikisht nga cdo veprim i kundërligjshm apo shkelje eventuale të kodit etik e profesional, si dhe të vlerave njerëzore, pavarësisht se kush mund t’i ketë bërë ato”, thuhet në letrën e Bytyçit.

Ai ka bërë të ditur se në cilësinë e anëtarit të Bordit për nëntë muaj ka inicuar kërkesën që RTK ti nënshtrohet një auditimi për vlerësimin e përformancës dhe gjendjes financiare nga Zyra Kombëtare e Auditimit, kërkesë kjo që sipas tij me 22 Prill u pasua me vendim për deklaratën publike nga bordi për auditimin e RTK-së.

“Në shenjë pakënaqësie dhe pamundësie për të bërë ndryshime në Bord dhe Menaxhment si dhe me gjithë situatën e krijuar në RTK, unë jap dorëheqje për arsye morale dhe profesionale nga Bordi RTK-së”, përfundon letra e Bytyçit.

Ndërkohë sot media ka publikuar një shkrim që flet për dallavere të mëdha në RTK sa i përket furnizimit me vetura.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat