Asamblisti sulmon fizikisht mjeken Besa Kolloni në qendrën e vaksinimit

Aktuale

Asamblisti sulmon fizikisht mjeken Besa Kolloni në qendrën e vaksinimit

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 22:32
Ilustrim

Mjekja Besa Kolloni është sulmuar fizikisht në qendrën e vaksinimit në Dragash, nga një asamblist i komunës së Dragashit bashkë me babanë e tij.

Sipas një reagimi të publikuar nga një grup i specializantëve në Facebook, thuhet se specializantja e gjinekologjisë Dr. Besa Kolloni, është sulmuar nga dy persona, babë e bir, gjatë kohës së saj të pauzës në qendrën e vaksinimit.

Sipas këtij reagimi, sulmuesi kishte kërkuar të vaksinohej ndonëse nuk i ishte caktuar termin sipas kritereve të planit të vaksinimit nga Ministria e Shëndetësisë. Pas refuzimit të vaksinimit ka ndodhur edhe sulmi fizik.

Përkundër sulmit fizik, i njëjti në fund është vaksinuar nga kjo qendër.

Lexoni reagimin e plotë:

Në emër të specializantëve të Gjinekologjisë dhe emrin tim personal shprehi indinjaten tonë ndaj sulmit verbal e fizik drejtuar koleges sonë Dr.Besa Kolloni, nga L.R dhe djali i tij G.R asambleist i KK Dragash, në vendin e punës gjatë kohës së saj të pauzës. Kur Dr. Besa ka lënë anash ngritjen e saj profesionale për të ndihmuar në vaksinimin e popullates në komunën e Dragashit, asaj nuk i është ofruar as siguria minimale fizike e intelektuale gjatë ofrimit të shërbimeve.

Përtej kësaj është e dhimbshme dhe tragji-komike që personat përgjegjes për vaksinim në atë qendër i mundesojnë një personi të tillë marrjen e vaksinës pas sulmit sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Kërkojmë përkrahje institucionale e popullore, në kohën kur ka numër të limituar të vaksinave, është e turpshme ti mundësohet vaksinimi kujdoqoftë, pamarrëparasyshë kapajdallëkun e pozitat politike që ai bartë.

Derisa ne si grup do të përkrahim edhe privatisht Dr Besën pergjatë procesit ligjor që tashmë është inicuar, kërkojmë nga institucionet përgjegjese si Ministria e Shëndetësisë, Ministra Punëve të Brendshme, Oda e Mjekëve dhe tjera relevante, të ndërmarrin masat e duhura për këtë rast dhe hapa konkret drejt mos përsëritjes së rasteve të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat