Peci: Një qasje ndryshe ndërkombëtare, me presidenten Osmani në Vjenë dhe kryeministrin Kurti në Paris

Aktuale

Peci: Një qasje ndryshe ndërkombëtare, me presidenten Osmani në Vjenë dhe kryeministrin Kurti në Paris

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 23:55
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ministri i Bujqësisë nga radhët e ‘Listës Guxo”, Faton Peci, ka thënë se ka një qasje ndryshe në arenën ndërkombëtare, me presidenten Vjosa Osmani në Vjenë dhe kryeministrin Albin Kurti në Paris, dhe se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një përfaqësim aq dinjitoz në tandemin president kryeministër.

Madje sipas tij, tandemi Osmani-Kurti po e rikthen imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Është krijuar një percepcion Vjosa Osmani, dhe Albin Kurti, tandemi i cili i ka fituar zgjedhjet, do të dërgojë Kosovën drejt izolimit, a ne po e shohim një pamje krejt tjetër, Vjosa në Vjenë, Albini në Paris, ka një rikthim të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe këtë e shoh si mundësi në mënyrë që me i adresuar problemet që janë bartur ndër vite dhe vështirësitë që Kosova i ka pasur”, tha ai.

“Kosova asnjëherë nuk ka pasur një përfaqësim aq dinjitoz në tandemin president kryeministër”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat