Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 06:25
Ilustrim

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2021

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës  në bashkëpunim me UN-Habitat organizon simpoziumin me temë: “E ardhmja e Planifikimit Territorial në Kosovë”. (Hotel Amazona, Babimoc, Milloshevë, ora 9:00)

- Me rastin e përfundimit shkollor, International School of Prishtina në bashkëpunim me organizatën Handikos organizojn programin rekreativ “Ne mësojmë për të krijuar një shoqëri që feston diversitetin”. (Objekti i shkollës ISP në lagjen “Marigona”, ora 9:30)

- Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural organizojn vizitë fushore për të analizuar gjendjen aktuale të pyjeve në Kosovë duke filluar nga Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren - Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe të Mjedisit. (Universiteti i Prizrenit, ora 9:30 - Nisja nga parkingu te ndërtesa e MBPZHR-së, ora 8:30)

- Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor organizon debat publik për “Draft Rregulloren për Vendosjen e Objekteve te Përkohshme”. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, me rastin e Ditës së Zjarrfikësve, do të bëjnë përurimin e tre nënstacioneve të reja të zjarrfikësve në komunën e Prizrenit. (Fshati Zhur, ora 11:00)

- Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vizitojnë ndërmarrjen për përpunimin primar të drurit "Minatori" Suharekë, dhe grumbulluesit e produkteve pyjore jodrunore në Vraniq. (Objekti i ndërmarrjes Minatori në Suharekë, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim dhe Komuna e Deçanit organizojnë konferencën për media “Turizmi në Bjeshkët e Nemuna”. (Restorant "Rings", tek sheshi "Nënë Tereza", Prishtinë,  ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Rr. Marin Barleti në Shadërvan, tek shtëpia që është rrënuar, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arhim Ajazi do të vizitojnë stadiumin në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 11:30)

- Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vizitojnë pyjet dhe tokat e pyllëzuara në Njësitë e Menaxhimit të Pyjeve "Budakovë" dhe "Jezerc", ora 12:00

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetori Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020, Raportit Vjetor i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe në bashkëpunim me OJQ “ Zëri i Prindërve” do të bëhet varrimi i tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ora 14:00)

- Promovohet Katalogu i Ekspozitës Arkeologjike të Muzeut Kombëtar të Kosovës i punuar nga arkeologët Milot Berisha dhe Arben Hajdari. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 15:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Agrokosova Holding në Suharekë organizojnë aktivitetin: Dita e Qershisë 2021 me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?. (Objekti i Agrokosova në zonen industriale-Shirokë, Suharekë, ora 17:00)

- Trupa rezidente artistike e Artpolis Qendra për Art dhe Komunitet prezanton leximin skenik “Lojëra në oborrin e pasmë”. (Parku i Qytetit në Prishtinë, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat