Kjo është pasuria e Vlora Ҫitakut, kaq para ka në Kosovë e Amerikë

Aktuale

Kjo është pasuria e Vlora Ҫitakut, kaq para ka në Kosovë e Amerikë

Nga: H.O. Më: 25 qershor 2021 Në ora: 09:21
Vlora Ҫitaku

Ish ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Ҫitaku ka kryer obligimin e deklarimit të pasurisë së saj, derisa mbante pozitën e ambasadores.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Ҫitaku ka deklaruar tek pasuria e paluajtshme tri banesa, njërën në vlerën 100 mijë euro, dhe dy të tjera, 25 dhe 40 mijë euro.

Tek paratë e kursyera ka deklaruar rreth 25 mijë euro që i mban në Prishtinë, ndërsa vetëm 500 euro në SHBA.

Paga e saj mujore ishte në vlerën mbi 3.500 euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat