Eurodeputetja franceze sulmon Macronin për takimin me Kurtin, akuzon Kosovën keq e më keq

Aktuale

Eurodeputetja franceze sulmon Macronin për takimin me Kurtin, akuzon Kosovën keq e më keq

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 10:14
Dominique Bilde

Një euro-deputete franceze ka hedhur kritika shumë të ashpra në drejtim të presidentit Macron për takimin që ai pati të mërkurën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Bëhet fjalë për Dominique Bilde, eurodeputeten franceze e cila teksa ka kritikuar Macronin, ka dhënë cilësime të  rënda për Kosovën.

Ajo me anë të një postimi në Twitter, ka nënvizuar faktin se Kosova nuk është njohur ende nga pesë vende të BE-së.

Madje ka thënë se Kosova është e rrënuar nga krimi dhe islami radikal.

“E panjohur nga pesë shtete anëtare, e rrënuar nga krimi dhe Islami radikal, Kosova megjithatë do të ishte e mirëpritur në BE. Ne pyetëm veten se si do të dukej BE-ja pas  Brexit. Tani kemi përgjigjen. #Macron”, ka shkruar ajo.

“Kosova do të ishte e mirëpritur në BE”, ka shkruar ajo për shkak se ky është titulli që ia ka vënë takimit Kurti-Macron, gazeta franceze “Le Figaro”, duke iu referuar qëndrimeve të presidentit të Francës.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat