Besian Mustafa reagon ndaj VV-së, publikon pamje të presidentit Rugova në Francë 23 vite më parë

Aktuale

Besian Mustafa reagon ndaj VV-së, publikon pamje të presidentit Rugova në Francë 23 vite më parë

Nga: G.B Më: 25 qershor 2021 Në ora: 11:40
Ibrahim Rugova dhe Jacque Chirac

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, për deklaratën se askush nuk është pritur në Francë nga Maron, sikurse kryeministri Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar videon e vizitës së presidentit Ibrahim Rugova në Francë, ku ishte pritur nga Presidenti francez Jacque Chirac, 23 vite më parë, përcjell Bota sot.

Mustafa ka thënë që ta etiketojë dikush deputetin e VV-së që ka thënë se Presidenti i Francës se ka pritë kërkon “bash qeshtu.”

"Moti është Kosova, z. deputet, s’ka lind në 2021", ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Bone tag dikush atë deputetin e LVV që tha se Presidenti i Francës se ka pritë kërkon “bash qeshtu.”

Qe pritja “bash qeshtu”, bile para 23 vitesh. Moti është Kosova, z. deputet, s’ka lind në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat