“U qëllua me tre plumba”/ Ish-agjenti i SHIK-ut publikon detaje tronditëse për vrasësit e Bardhyl Ajetit: U paguan 30 mijë euro, dy personat janë...

Aktuale

“U qëllua me tre plumba”/ Ish-agjenti i SHIK-ut publikon detaje tronditëse për vrasësit e Bardhyl Ajetit: U paguan 30 mijë euro, dy personat janë...

Nga: N.Sh Më: 25 qershor 2021 Në ora: 13:10
Bardhyl Ajeti

Tashmë po bëhen 16 vjet nga vrasja e gazetarit të kombëtares “Bota sot”, Bardhyl Ajetit.

Ajeti u qëllua me armë zjarri rrugës duke shkuar në shtëpi, në Bresalc të Gjilanit me 3 qershor.

Bardhyli ndërroi jetë në Milano të Italisë, atje ku e kishin dërguar për t’u shëruar, por që nga plagët e marra ndërroi jetë me 25 qershor.

Vrasja e gazetarit më të guximshëm të pasluftës në Kosovë, edhe pas 16 viteve mbetet e pazbuluar, derisa familja shpreson te Gjykata Speciale.

I vetmi dëshmitarë i kësaj ngjarje ishte një taksist i cili po e tërhiqte makinën e Ajetit pas një prishje që kishe pësuar, megjithatë ky dëshmitarë M.G. nga fshati Përlepnicë e Gjilanit ishte ndjerë i kërcënuar dhe është larguar drejt Norvegjisë.

Për vrasjen e Ajetit ish-agjenti i SHIK-ut, thotë se, dy ish luftëtarë të UÇK-së ishin manipuluar nga politika e lidhur me krimin e organizuar.

Sipas tij, ata dy persona, që nuk i përmend me emra, janë vrasësit e Bardhylit, vrasje kjo që sipas tij, ka kushtua 30 mijë euro.

Postimi i plotë i Naim Miftarit:

Tre plumbat e heshtur

Vrasje e kryer me tre plumba nga një armë Serbe M/70 _7.65 mm me siliciator vrasje që kishte kushtuar diku afër 30.000 euro ku politika e lidhur ngushtë me krimin e organizuar kishte keq përdorur dhe manipuluar me dy ish luftëtar të luftës së fundit, edhe pse ata e kuptojnë me vonesë edhe vet, edhe atëherë edhe tash ju them se totalisht ju kanë manipulua domethënë se urdhëruesit duke ju dhanë informacione të rreme, jo vetëm që kanë vrarë gazetarin Bardhyl Ajetin, por ju kanë vrarë edhe juve, kanë vra dhe  familjen tuaj!

Kurrë nuk është vonë, as nuk është ligësi, dhe as nuk është poshtërsi të pranohet gabimi se si ju manipuluan, por kjo krejt kjo varet nga ndërgjëja e juaj, tani jem shtet shteti mundet të ju dënoj por edhe të ju mbroj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat