Vdes babai i ish-këshilltarit të Kurtit, pronar i restorantit të njohur ‘Pishat’

Aktuale

Vdes babai i ish-këshilltarit të Kurtit, pronar i restorantit të njohur ‘Pishat’

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 14:55
Fatos Hamza

Është ndarë nga jeta Fatos Hamza, babai i ish-këshilltarit të kryeministrit Kurti, Agon Hamza.

Lajmin e ka bërë të ditur Hamza përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“I njoftojmë miqtë dhe familjarët se sot, me datë 25.06.2021, ndërroi jetë bashkëshorti e babai ynë, Fatos Hamza.”, ka shkruar ai.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën në ora 12:00 në varrezat e

Njoftimi i plotë:

I njoftojmë miqtë dhe familjarët se sot, me datë 25.06.2021, ndërroi jetë bashkëshorti e babai ynë, Fatos Hamza.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:00, në varrezat e Prishtinës.

E pamja mbahet për 3 ditë pas varrimit, në shtëpinë e të ndjerit, në Prishtinë.

Faleminderit të gjithëve për ndarjen e dhimbjes me ne!

Merita, Agoni e Vetoni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat