Sot asnjë i vdekur nga Covid-19, ja rastet e reja

Aktuale

Sot asnjë i vdekur nga Covid-19, ja rastet e reja

Nga: A.Zh Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi.

Janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19, ndërsa 12 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

25 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.501 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 152.643 doza të vaksinës.

Deri më sot 26.794 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.292.

Në total numri i rasteve aktive është 166.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat