Miratohet buxheti i rishikuar prej 2.5 miliardë euro

Aktuale

Miratohet buxheti i rishikuar prej 2.5 miliardë euro

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 15:26

(E plotësuar 16:01) - Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021 në vlerë prej 2 miliardë e 516 milionë euro që synon imunizimin e qytetarëve ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke arsyetuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, tha se nëpërmjet rishikimit qeveria synon mposhtjen e pandemisë në theks të veçantë në imunizimin e popullatës dhe mbështetjen e sistemit shëndetësor për t’u përballur me këtë situatë.

Murati: 2. 5 miliardë buxheti, prioritet rimëkëmbja

“Prioritet tjetër i rishikimit të këtij buxheti është edhe adresimi i rimëkëmbjes ekonomike që duhet të pasojë pas pandemisë. Sa i përket zhvillimeve makroekonomike, të gjithë treguesit janë në dispozicion deri më tani tregojnë për një rikuperim më të djeshëm të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2021 krahasuar me projeksionet fillestare. Të hyrat buxhetore kanë treguar një performancë tejet të kënaqshme gjatë pesë muajve të parë të vitit 2021. Indikatorë të tjerë në ekonomi, si qarkullimi i bizneseve apo numri i udhëtarëve në pikat kufitare po ashtu tregojnë sinjale pozitive dhe si indikacion se jemi në rrugë të mirë drejt rimëkëmbjes. Duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë vlerësimet tona më të fundit sugjerojnë për një rimëkëmbje me rritje të ekonomisë për vitin 2021 prej 7.9 përqind. Duke marrë parasysh ecurinë e deritanishme, por edhe pritjet për pjesën e mbetur të vitit, buxheti i rishikuar për vitin 2021 do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro. Kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro. Ky buxhet, këto shifra, me ligjin paraprak ishin paraparë të arriheshin tek në vitin 2023. Me këtë rishikim të buxhetit rezultatet e vitit 2023 ne po i arrijmë këtë vit, pra dy vite më herët”, theksoi Murati.

Ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shtruar nevojën për blerjen e dronëve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim për Ushtrinë e Kosovës.

Mehaj: Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për blerje të dronëve

“Ministria e Mbrojtjes ka bërë kërkesë për blerjen e dronit, pas analizave nga agjencia e implementimit në SHBA përmes zyrës së bashkëpunimit dhe mbrojtjes në SHBA, edhe Ministrisë së Mbrojtjes, kam pranuar letrën e ofertës dhe pranimit me përgjigje pozitive, dhe Ministria e Mbrojtjes mund të blejë sistemin e planifikuar dhe kosto e ofertës për këtë sistem siç janë katër copë puma dronë, është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë ose në vlerë të përafërt financiare 11.9 milionë euro”, tha Mehaj.

Ai ka bërë të ditur se pagesa e shumës prej 11.9 milionë eurove mund të bëhet në dy këste.

Për këtë mori një përgjigje nga ministri Hekuran Murati, i cili tha se kjo çështje mund të shqyrtohet në mbledhjen tjetër të qeverisë.

Murati: Mund të ndajmë mjete me anë të një kërkesë në mbledhjen tjetër të qeverisë

“Nëse kabineti është i pajtimit kjo mund të përshihet, dhe mund të merret një vendim në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mund ta prezantojmë si kërkesë dhe mund të ndajmë mjete, deri atëherë besoj që ministri edhe mund të dakordohet, pra zotimin e qeverisë mund ta marrë që tani”, theksoi Murati.

Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, doli kundër kërkesës së ministrit Mehaj për blerjen e dronëve, për çka edhe abstenoi gjatë votimit të rishikimit të buxhetit në qeveri.

Rakiq: Blerja e dronëve është absolutisht e papranueshme

“Në parim pajtohem me ministrat se çdo ministri ka nevojat dhe kërkesat e saj, por jam i mendimit se duhet të merremi me rimëkëmbjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mendoj që tema të cilën e propozoi ministri i Mbrojtjes për blerjen e dronëve është absolutisht e papranueshme tani që ne jemi ende duke luftuar me COVID-in, mendoj që prioritete të kësaj qeverie duhet të jenë rimëkëmbja ekonomike dhe vendet e reja të punës, prandaj për këtë arsye unë do të abstenoj në këtë pikë”, theksoi Rakiq.

Ndërsa, ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci theksuan se nuk kanë pranuar paraprakisht draftin për rishikimin e buxhetit.

Ministri Peci shprehi kërkesën edhe për 15 milionë euro për ministrinë të cilën e drejton ai.

Peci: Neve na duhen së paku edhe 15 milionë euro

“Duke iu referuar kësaj, shprehi nevojën të ngris gjendjen e vështirë të cilën e ka Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për shkak të borxheve të trashëguara dhe për futjen e programeve të rregullta të programeve të subvencionimit të fermerëve. Dhe për të bërë të mundur të fusim në proces të programeve të rregullta subvencionimin e fermerëve neve si ministri, minimalisht na duhen me proces të rishikimit të buxhetit edhe 15 milionë milionë euro”, theksoi Peci.

Për kërkesat e ministrive, pati një përgjigje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se ministri i Financave në këto rrethana iu ka paraprirë prioriteteve. Ndërsa, nuk përjashtoi mundësinë që të rishikohet rishikimi i buxhetit në shtator për të adresuar kërkesa të tjera nga ministritë.

Bislimi: Jo domosdoshmërisht mundet me u akomoduar secila kërkesë

“Përgatitjes së rishikimit buxhetor dhe tabelave buxhetore të cilat i ka prezantuar ministri Murati i ka paraprirë edhe me një koordinim me ministritë e linjës, ku jo domosdoshmërisht mundet të akomdohet secila kërkesë për arsye se rrethanat mund të jenë të tilla. Rrjedhimisht disa prej prioriteteve kyçe të prioritezohen në raport me prioritetet e tjera. Ne kuptojmë që secila ministri ka kërkesa përtej kufizimeve që i kemi, mirëpo në këtë fazë është domosdoshmëri që ne të zgjedhim top prioritetet. Edhe propozimi i ministrit Mehaj, dhe i ministres Nagavci do të akomodohen brenda kontigjencës të cilën e ka Ministria e Financave. Rrjedhimisht në këtë moment nuk mund të akomodohen të gjitha kërkesat. Unë jam optimist që ecuria me të hyrat do të jetë edhe përtej parashikimeve optimiste me të cilat ka ardhur ministri Murati. Në qoftë se kjo konfirmohet në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit, ministri do të jetë i detyruar të vijë me një rishikim të ri të rishikimit buxhetor për të akomoduar kërkesat e tjera”, theksoi Bislimi.

Me këtë rishikim të hyrat buxhetore pritet të rriten në rreth 155 milionë euro, gjë që mundëson edhe rritjen e shpenzimeve dhe ekzekutimit më të mirë të buxhetit. Kjo rritje përfshihet edhe dividentën që pritet të inkasohet në vlerë prej 30 milionë euro nga dy ndërmarrjet publike.

Qeveria emëron anëtarët e përkohshëm të bordeve të dy ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e përkohshëm të bordit të ndërmarrjes publike KRU Prishtina. Ata janë Nora Tarfashiku kryesuese, dhe anëtarët Albana Qehaja, Artan Shuku dhe Evetar Zeqiri.

Qeveria gjithashtu ka miratuar bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”

Ata janë: Hajrije Morina kryesuese, dhe anëtarët Denis Dautaj, Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica.

Me këtë rast ministrja e Ekonimisë Artane Rizvanolli ka arsyetuar këto emërime të përkohshme.

“Kërkesa vjen pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të bordit paraprak. Duke e ditur se qeveria si aksionar mbikëqyr këtë ndërmarrje me bord te përkohshëm deri të krijohen kushtet për një bord afatgjatë” ka thënë Rizvanolli.

Miratohet buxheti i rishikuar prej 2.5 miliardë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se me rishikimin e buxhetit për këtë vit do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro.

“Pas përfundimit të kornizës afatmesme të shpenzimeve për periudhën 2022-24 MF ka finalizuar përgatitjet për rishikim të buxhetit për vitin 2021. Nëpërmjet rishikimit të buxhetit qeveria synon mposhtjen e pandemisë, si dhe prioritet tjetër është adresimi i rimëkëmbjes ekonomike që duhet të pasojë pas pandemisë”.

“Të gjithë treguesit tregojnë për një rikuperim më të ndjeshëm, të hyrat buxhetore kanë treguar rezultate të kënaqshme dhe jemi në rrugë të mirë drejt rimëkëmbjes, buxheti i rishikuar do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro”.

“Përmes ministrisë së Mbrojtjes nevoja e jonë për ngritjen e kapaciteteve për inteligjencë, kemi bërë kërkesë për blerjen e dronit dhe kosto e ofertës është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë”.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shtruar çështjen e blerjes së teksteve mësimore për nxënësit.

Kërkesë prej 15 milionë euro ka pasur edhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, për shkak të gjendjes së rëndë siç thotë ai që ndodhet kjo ministri.

Kundër kësaj pike ka votuar ministri Goran Rakiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat