Haxhiu: Në fund të gushtit e dërgojmë në Qeveri dokumentin për vettingut

Aktuale

Haxhiu: Në fund të gushtit e dërgojmë në Qeveri dokumentin për vettingut

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:47
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të enjten finalizohet drafti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Madje ajo tha se në fund të gushtit ne do ta dërgojmë në Qeveri dokumentin që do t’i hap rrugë procesit së vettingut.

“Nesër do të finalizohet drafti i parë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe kjo do t’i kthehet qytetarëve”.

“Deri në fund të gushtit ne do ta dërgojmë në Qeveri dokumentin që do t’i hap rrugë procesit të vettingut. Ne tash kemi proceduar ndryshimin që heq pengesat për gjykimin në mungesë”.

“Ne si kabinet çdo të premte presim në takim qytetarët kryesisht lidhur me sistemin e drejtësisë dhe mbi 200 kemi pritur në takim”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat