Ministrja Haxhiu bëhet me vajzë, kjo është gjendja e saj dhe e foshnjës

Aktuale

Ministrja Haxhiu bëhet me vajzë, kjo është gjendja e saj dhe e foshnjës

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:49
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është bërë sot me vajzë.

Ajo ka lindur sot në Klinikën Gjinekologjike në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Jakup Krasniqi.

Ai ka treguar se Haxhiu ka lindur sot në orën 08:30 dhe gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë.

“Ajo ka lindur sot rreth orës 03:30. Gjendja e saj dhe e foshnjës është shumë e mirë, super e mirë. Foshnja ka lindur 3 kilogram e 200 gram. Ajo ka lindur me operacion”, ka thënë ai.

Për shkak se ka lindur me operacion, Jakupi ka thënë se Haxhiu do të mbahet edhe më tej e shtrirë në klinikë.

Kujtojmë që dje ministrja mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Qeverisë së Kosovës ku u fol për 100 ditëshin e Qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat