Kurti shpalos detaje nga takimi i tij me Emmanuel Macron

Aktuale

Kurti shpalos detaje nga takimi i tij me Emmanuel Macron

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 20:55
Albin Kurti

(E plotësuar 22:45) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin që pati me  presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku u diskutua edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kurti beson që presidentit Macron i kanë lënë përshtypje të mirë që të rimendojnë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Ata të cilët i kanë bindur faktorët ndërkombëtarë ata shkuan, ata thojshin për 15 muaj vijnë edhe vishin rrejshin këtu dhe pastaj kalojke afati. Unë mund të bëj zotime si kryeministër i Kosovës për Qeverinë tonë, por unë përfaqësoj me dinjitet vendin tim. Por të gjithë skepticizmat që ekzistojnë nuk dmth që mund t’i eliminoj me një takim”, tha Kurti.

Ai nuk dha ndonjë datë të caktuar se kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave për kosovarët, por shpreson që kjo të ndodhë sa më shpejt.

“Besoj që kemi lënë përshtypje të mirë që ta rimendojnë këtë gjë, por ata nuk sollën ndonjë datë për liberalizimin e vizave. Unë nuk kam përshty0pje kohore, unë dua që kjo të ndodhë sa më shpejt”.

*****

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përveç pikës së fundit në Marrëveshjen e Uashingtonit, nuk pretendon të implementojë pikat tjera. Ai madje thotë se një pikë në Marrëveshjen e Uashingtonit bie në desh me Kushtetutën e Kosovës.

Kurti po ashtu ka lënë të kuptohet se ish-kryeministri, Avdullah Hoti, është dashur të përballet me Gjykatën Kushtetuese për këtë Marrëveshje.

“Së pari aty e keni parë që mungon nënshkrimi i ish-Presidentit amerikan. Është nënshkrimi i ish-kryeministrit tonë. Këto janë të detaje shumë të rëndësishme. Pra, është çështje e çuditshme ai tekst. Pika e fundit është e pranueshme, njohja e Izraeli është dicka e cila ka ndodhur dhe është e mirë. Por pikat tjera janë të diskutueshme. Ka edhe pika problematike. Madje një pikë aty është moratoriumi që Kosova nuk mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Kjo është kundër Kushtetutës tonë. Por kryeministrit të kaluar nuk i erdhi radha që të përballet në Kushtetuese edhe me këtë pikë pasi doli se me daten 3 qershor ai nuk ishte zgjedhur”, tha ai.

“Pse e para u zbatua pika e fundit. nuk po them që marr me pincetë aty. Por një kryeministër që doli jo vetëm jolegjitim por edhe jokushtetues. Por nuk mund të marr një pranim të verbër. Mendoj se edhe Amerika nuk na dëshiron të dobët. Populli amerikan nuk i do servilet. Ata i duan patriotet. Mendoj se ka pasur keqkuptime në marrëdhëniet tona. Edhe në rastin e Izraelit. Pse i kanë SHBA dhe Izraeli marrëdhëniet e mira. Pasi ata janë patriotë. Këta që kanë menduar se me dëgjueshmëri të plotë dhe servilitet arrijnë dicka atëherë e kanë ditur se kanë afatin e skaduar”, shtoi ai.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeverisja e tij po e ndalon gjakderdhjen financiare në Kosovë dhe se këtë proces e ka nisur në pranverën e vitit 2020.

Kurti ka thënë se po shkarkohen borde që kanë njerëz jo-kompetent apo të korruptuar.

“Gjakderdhjen financiare filluam ta ndalim në pranverën e vitit 2020 dhe e vazhdojmë edhe sot dhe padyshim se disa borde me njerëz jo kompetent ose edhe të korruptuar duhet të shkarkohen dhe të emërohen të tjera të përkohshme por në të njëjtën kohë duhet t’i hapim rrugë aplikimeve për borde me konkurse , këtu duhet theksuar Trepça, KEK-u, Posta e Kosovës, Ujësjellësit Prishtina, Ndërmarrja Hidroekonomike, Ibër Lepenci dhe Infrakosi. Këto janë veprime emergjente në Klinikën e tillë në Klinikën Emergjente. Nëse të thyhet këmba duhet të shkosh në Klinikën Ortopedike por me kusht që nuk je duke gjakderdhur, nëse të është thyer këmba por je duke gjakderdhur së pari shkon në Klinikën Emergjente. Kam parë gjakderdhje financiare në këto ndërmarrje dhe është dashur të intervenojmë nga zori jo për qejf”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se disa pika të Marrëveshjes së Washingtonit janë problematike.

Ai tha se ish-presidenti Trump nuk e ka nënshkruar atë marrëveshje, që sipas tij, këto janë vetëm zotim e jo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Së pari ajo marrëveshje nuk është bërë përmes ish-kryeministrit Hoti dhe ish-presidentit Trump, por ka vetëm një nënshkrim në atë letër, pasi Trump s’e ka dhënë nënshkrimin. Zotimi i palës së Kosovës dhe Serbisë nuk është i njëjtë, është i çuditshëm ai tekst. Pika më e mirë ka qenë njohja e Izraelit dhe ajo tashmë është realizuar, shumica e pikave tjera janë problematike”, tha shefi i Qeverisë.

Kurse sa i përket raportit të ShBA-së rreth Liqenit të Ujmanit, Kurti tha se kjo çështje është mbyllur dhe se s’mund të vihet asnjëherë në pikëpyetje pronësia dhe sovraniteti i Kosovës.

“Ujmani është liqe artificial, nuk është natyror ku i ka rënë kufiri dhe i ka ndarë dy pjesë. Në këtë liqe Kosova është ajo që ka investuar dhe është kapitull i mbyllur në Ish-Jugosllavi. Kjo është mbyllur si çështje.  Nuk mund të vihet asnjëherë në pikëpyetje pronësia dhe sovraniteti ynë. Ekspertët tanë janë duke i shqyrtuar të gjeturat dhe të përdorim argumentet që do të jenë në favor të konfirmimit të sovranitetit dhe shtetit tonë.”, u shpreh Shefi i Qeverisë.

Kurti: Ka trysni mbi mua që të zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se duhet “të jemi konstruktiv” në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se dialogu për të kurrë s’ka qenë prioriteti numër shtatë, gjersa shtoi se ka bërë një lëshim, duke e vendosur kështu në numër 4.

“Dialogu kurrë s’ka qenë për mua prioriteti 7, pasi unë këtë s’e kam thënë, unë kam thënë se dialogu për qytetarët është në prioritetin numër 5,6 apo 7. Por unë e kam bërë një kompromis, pasi kam thënë se dialogu Kosovë-Serbi është prioriteti numër 4. Unë jam marrë me çështje tjera, duke filluar nga pandemia, ekonomia e drejtësia”, tha shefi i Qeverisë.

Ai tha se do të kapitull të ri të dialogut Kosovë-Serbi, pasi sipas tij, në këto 10 vite të dialogut janë bërë shumë koncesione.

“Dialogu tash e 10 vjet buron nga rezoluta e OKB-së, e 8 shtatorit 2010. Do të ketë kapitull të ri të dialogut që do të ketë takime. Në këto 10 vite janë bërë shumë koncesione. Dialogu ka degjeneruar shumë për këto vite”, shtoi Kurti.

Mes tjerash, Kurti deklaroi se ka trysni mbi të që t’i zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.

“Ka trysni mbi mua që të zbatojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Zotimet shtetërore disa i ka hedhur Gjykata Kushtetuese, disa s’i zbaton Serbie e disa i ka hedhur populli. Kosova është subjekt në tavolinën e dialogut me Serbinë”, u shpreh Kurti.

***

Kurti: Dy objektiva kryesore të drejtësisë janë prokurorët aktiv dhe gjyqtarët efikas

Kryeministri Albin Kurti ka folur rreth sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kurti tha se dy objektivat që duhet të arrihen gjatë qeverisjes së tij për një drejtësi të mirëfilltë janë prokurorët aktiv dhe gjyqtarët efikas.

“Dy objektiva kryesore janë prokurorët aktiv dhe gjyqtarët efikas. Ne do të krijojmë kushtet që gjyqësori të bëhet efikas e prokuroria të bëhet aktive. Duhet që këto institucione të bëhen aktive dhe efikase. Duhet të kalojmë në procesin e vetingut, pasi përmes kësaj do ta kthejmë besimin në drejtësi”, tha Kurti.

“Duhet të vlerësohet integriteti e profesionalizimi. Prokurorët dhe gjykatësit duhet të jenë njerëzit që gëzojnë më shumë simpati e besueshmëri tek qytetarët sesa presidentja, kryeministri apo kryeparlamentari”, shtoi ai.

Tutje, Kurti theksoi se reforma në drejtësi do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo qeveri po duket si Pronto 2”, Kurti i kundërpërgjigjet Abdixhikut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kritikën e tij për Qeverinë Kurti 2.

Lideri i LDK-së, Lumir Abixhiku ka komentuar qeverisjen Kurti II, duke thënë se mjaftuan vetëm 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë nga të tjerët.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se për 100 ditët e qeverisë, Zajednica u bë Asociacion, e Bashkimi Kombëtar i pamundshëm.

“100 ditëshi i Qeverisë që s’është, s’shihet, s’bën! Qeveria Kurti po i mbushë 100 ditë, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që mbahet në mend. Fjalë plot, foto përplot, vepra askund – ky duhet të jetë një nga fillimet më dëshpëruese që Kosova ka pasur ndonjëherë. Pritjet e mëdha për ndryshim u ballafaquan vërtetë me ndryshim – jo të problemeve të thella të vendit tonë, por të atyre që mbajnë karrige tjera sot.

Mjaftuan 100 ditë për t’i parë se nuk dallojnë! Në pushtet, aktakuzat e pushtetarëve u bënë të parëndësishme më. Paradite në gjykatore, pasdite në Kuvend e Qeveri – në ligjerim për shtetin e fortë e shtetin e drejtë për të gjithë”, shkroi Abdixhiku.

Ai qeverisjen e Kurtit e ka cilësuar si ‘Pronto 2 në reprizë’.

Kurti i është përgjigjur kësaj deklarate duke thënë se ka marrë më shumë vendime se të gjitha qeveritë e kaluara.

“Shpresoj që nuk ka pasur për qëllim të arsyetojë Pronto 1 me këtë deklaratë me të cilën kanë qenë së bashku në qeverisje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. 144 vendime, kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë, madje as gjatë Qeverisë Kurti 1. Andaj nuk mund t’i përgjigjësha një deklarimi, apo kontributi të tillë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese”, tha Kurti.

Kurti tregon çka punuan më shumë për ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.

Kurti tha se është i kënaqur me vendimet e udhëheqjes së tij në krye të Qeverisë.

Ai po ashtu shtoi se e kanë menaxhuar pandeminë COVID-19 në mënyrën më të mirë.

“Jam i kënaqur me vendimet e Qeverisë për këto 100 ditë. Pandeminë COVID-19 e kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi siguruar edhe 2 milionë vaksina anti-COVID”, tha ai.

“Më së shumti jemi marrë me COVID-19, por edhe me drejtësi, pasi kemi bërë koncept-dokumentin e vetingut”, shtoi ndër të tjera Kurti.

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat