A do të jetë Vlora Çitaku pjesë e lidershipit të ri të PDK-së? Flet Tahiri

Aktuale

A do të jetë Vlora Çitaku pjesë e lidershipit të ri të PDK-së? Flet Tahiri

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:30
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se Vlora Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së.

Tahiri në Konventën e PDK-së ku po pritet zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj partie tha se rikthimi i saj në shtëpinë e saj në PDK është normale, pasi ajo për një periudh të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA.

“Çitaku gjithmonë ka qenë pjesë e PDK-së, për një përiudhë të caktuar ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në SHBA.

Rikthimi i saj në shtëpinë e saj është normale. Ajo so të jetë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat