Kandidati për kryetar të ri të PDK-së Memli Krasniqi flet para delegatëve të Konventës

Aktuale

Kandidati për kryetar të ri të PDK-së Memli Krasniqi flet para delegatëve të Konventës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:57
Memli Krasniqi

Kandidati për kryetar të ri të PDK-së, Memli Krasniqi, pritet që pak pak ta prezantojë platformën e tij politike para delegatëve të Konventës së dhjetë të PDK-së.

Fjalimi i Memli Krasniqit pritet të transmetohet live nga mediat dhe më pas delegatët do të vazhdojnë me pjesën e punës sipas agjendës zyrtare ku pritet më pas edhe votimi i fshehtë.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat