Kreu i PDK-së uron amerikanët në ditën e pavarësisë, ja cilat janë fjalët e tij

Aktuale

Kreu i PDK-së uron amerikanët në ditën e pavarësisë, ja cilat janë fjalët e tij

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 16:32
Joe Biden dhe Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar popullin amerikan me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një fotografie i shoqëruar me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, kryetari i ri i PDK-së Memli Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me SHBA-të dhe Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit.

“Lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie dhe ka mishëruar vlerat më të mëdha njerëzore si liria e demokracia. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit. Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë. Gëzuar 4 korrikun! ????”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat