Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës

Aktuale

Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Përkundër numrit të madh të mërgimtarëve që kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë, vendkalimet kufitare të vazhdojnë të jenë lira për qarkullim, ku dalja dhe hyrja mund të bëhet nga 3 deri në 5 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në ora 08:24, në hyrje të Merdares kolonat janë deri në 100 metra, kurse në Vërmicë dhe Han të Elezit, kolonat janë deri në 30 metra, por që hyrja – dalja mund të bëhet deri në 5 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton shoferët që të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat