Policia jep detaje për përleshjen në Mitrovicë – ja sa persona u lënduan

Aktuale

Policia jep detaje për përleshjen në Mitrovicë – ja sa persona u lënduan

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 00:22
Pamje nga Mitrovica

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje që ka ndodhur në Mitrovicë mes disa personave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, tha ai.

Ai tha se Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave.

“Sonte rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në mes të disa personave, në rrugën ‘Bedri Gjina’ në Mitrovicë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Bazuar në informacionet e para dyshohet se katër persona të përfshirë në përleshje janë lënduar dhe të njejtit jan dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor. Njësite përkatëse policore jan duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Zahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat