Vlora Çitaku kërkon drejtësi për vëllëzërit Bytyçi

Aktuale

Vlora Çitaku kërkon drejtësi për vëllëzërit Bytyçi

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:09
Foto

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kërkuar drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga forcat serbe.

Ajo shprehet përmes një reagimi në twitter, se edhe pas 22 vjetëve nga ky krim, vrasësit akoma mbeten të pandëshkuar.

”Katër vëllëzërit praktikuan një short duke tërhequr fije kashte për të vendosur kush qëndron me prindërit, derisa të tjerët shkojnë dhe luftojnë për lirinë.

Vëllëzërit Bytyçi u ekzekutuan nga forcat serbe pas përfundimit të luftës në #Kosovë

22 vjet më vonë, vrasësit e këtyre amerikanëve mbeten të pandëshkuar!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat