Ky ishte momenti kur Kadri Veseli arriti në Mitrovicë nën përcjellje të EULEX-it

Aktuale

Ky ishte momenti kur Kadri Veseli arriti në Mitrovicë nën përcjellje të EULEX-it

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 16:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kadri Veseli ka arritur sot në Kosovë. Tri ditë pas vdekjes së babait të tij, Fazli Veselit, ish-kreu i PDK-së arriti në Mitrovicë me leje të Speciales.

Ai fillimisht vizitoi varrin e babait të ndjerë, ndërsa më pastaj është drejtuar për në shtëpi, ku po mbahet e pamja për babanë.

Në një video të siguruar nga “Jepi zë”, shihet momenti kur Veseli arriti në Mitrovicë, i ‘blinduar’ nga forcat e EULEX-it dhe po dërgohej në shtëpi.

Nuk dihet ende se sa do të qëndrojë ai në Kosovë.

Për ta parë videon klikoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat