U bë i ‘gjallë’, zbulohet qëllimi i Isa Mustafës – ja për çka po tenton ta fajësojë kryeministrin Kurti

Aktuale

U bë i ‘gjallë’, zbulohet qëllimi i Isa Mustafës – ja për çka po tenton ta fajësojë kryeministrin Kurti

Nga: A.M Më: 10 korrik 2021 Në ora: 23:20
Isa Mustafa

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa e paralajmëroi kryeministrin Kurti se "do te detyrohet ta pranoje asosacionin e komunave serbe ne Kosove"!

Ndaj kësaj deklarate të Mustafës ka reaguar profesori Enver Bytyçi, i cili tha se ish-kryetari i LDK-së po aktivizohet me qëllim që ta realizoj këtë projekt serb në vendin e tij.

“Ndoshta jo për t'ia bërë ndonjë shërbim Serbisë, sa për t'u thënë shqiptarëve se "Kur nuk mundi të rezistojë Albin Kurti si mund të rezistoja unë"?!

Pra për ta shfajësuar firmën e tij të vitit 2015 për krijimin e këtij asosacioni ai kërkon bashkëfajtorë, edhe pse bashkëfajësia i kushton Kosovës”, shkroi profesor Bytyçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Isa Mustafa vazhdimisht po behet i gjalle! Kjo eshte demokracia... Edhe ata qe kane sjelle pasoja per vendin e vet, paralajmerojne pasardhesit se "do te kalojne nga e njejta rruge", d.m.th se do detyrohen te bejne te njejten gje.

Prandaj Isa Mustafa ka paralajmeruar Albin Kurtin se "do te detyrohet ta pranoje asosacionin e komunave serbe ne Kosove"! Duket sheshit se ai eshte shume aktiv per ta realizuar kete projekt serb ne vendin e tij. Ndoshta jo per t'ia bere ndonje sherbim Serbise, sa per t'u thene shqiptareve se "Kur nuk mundi te rezistoje Albin Kurti si mund te rezistoja une"?!

Pra per ta shfajesuar firmen e tij te vitit 2015 per krijimin e ketij asosacioni ai kerkon bashkefajtore, edhe pse bashkefajesia i kushton Kosoves! Ky eshte karakteri i politikaneve qe ne vend te shqetesohen per vendin e atdheun, kane prioritet imazhin dhe interesat personale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat