Krejt çka ndodhi sot me ardhjen e Kadri Veselit në Mitrovicë

Aktuale

Krejt çka ndodhi sot me ardhjen e Kadri Veselit në Mitrovicë

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 00:12
Mitrovicë

Ish-kryetari i Kuvendit dhe njëherësh ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, arriti sot në Kosovë, tri ditë pas varrimit të babait.

Pasditen e së shtunës, Kadri Veseli arriti në Mitrovicë nën përcjellje të eskortës së EULEX-it, ku fillimisht vizitoi varrin e babait të ndjerë.

Më pastaj, në atë përcjellje, Veseli është drejtuar për tek shtëpia e  tij në Bajr të Mitrovicës dhe e gjithë kjo vizitë përfundoi në vetëm dy orë.

Veseli nuk arriti që të jetë i pranishëm në varrimin e babait, Fazli Veseli, por nuk u lejua të qëndrojë jashtë tendës së vendosur ku po mbahej e pamja për babanë e tij.

Ai për këtë periudhë të shkurtër qëndroi bashkë me familjen e ngushtë, gjithmonë duke pasur rreth shtëpisë EULEX-in në përcjellje dhe pas dy orësh veturat u panë duke u larguar nga shtëpia e tij.

Nuk ka ndonjë informacion nëse ai është kthyer menjëherë në Hagë, por qytetarët e kanë parë duke u larguar pas vizitës së shkurtër që ia bëri familjes.

Ardhja e Kadri Veselit në Kosovë me rastin e vdekjes së babait të tij u bë me leje të Gjykatës Speciale dhe vizita vjen pas asaj që kishte në muajin maj, kur babain e kishte të shtrirë në spital. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat