Javë e rëndë për shqiptarët në Slloveni, pas 19 vjeçarit, vdes edhe një 34 vjeçar nga Prizreni

Aktuale

Javë e rëndë për shqiptarët në Slloveni, pas 19 vjeçarit, vdes edhe një 34 vjeçar nga Prizreni

Nga: A.M. Më: 11 korrik 2021 Në ora: 10:23
Ilustrim

Dy shqiptarë kanë ndërruar jetë në Slloveni.

Para disa dite, Ilirijan Bytyqi (19 vjeç) ka ndërruar jetë gjatë një aksidentit në vendin e tij të punës.

Ndërkaq, të shtunën Nazif Saramati (34 vjeç) ka ndërruar jetë gjatë një aksidentit, kështu ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Slloveni.

Gjithashtu, Ambasada e Kosovës në Slloveni i ka ngushëlluar familjet  Bytyqi e Saramati.

Më tej, Ambasada ka njoftuar se është duke u përkujdesur për procedurat përkatëse.

Telegram ngushëllimi

Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë!

Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndërroi jetë mbrëmë në një aksident.

Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.

Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat