Zbardhen detajet: Si u ekzekutuan 31 shqiptarë në Rrugën e Kovaçëve

Aktuale

Zbardhen detajet: Si u ekzekutuan 31 shqiptarë në Rrugën e Kovaçëve

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 21:09
Mitrovicë

Banorët e Rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë, e mbajnë në mend në detaje ditën kur forcat serbe, pa mëshirë ekzekutuan 31 familjarët e  tyre. Për këtë krim, ata vazhdojnë ta fajësojnë shtetin serb, ndërsa në krye të aksionit, thonë se ishte Oliver Ivanoviq.

Sipas dëshmitarëve, aksionin ku u vranë 31 shqiptarët në Mitrovicë, e udhëhoqi Oliver Ivanoviq.

Dhimbja për familjarët e vrarë nga serbët në luftë, është ende e madhe.

Pikërisht në këtë vend, Tefik Sejdiu, i ka kujtimet e fundit me babain, axhën dhe djalin e tij.

Ismet, Rexhep, e Mustafë Sejdiu, ishin në mesin e 31 kosovarëve, të cilët mesditën e 14 prillit të vitit 1999, u ekzekutuan në këtë vend, që njihet si Rruga e Kovaçëve në Mitrovicë.

Tefiku atëkohë 14 vjeçar, e mbanë në mend në detaje, ditën kur forcat serbe, e rrethuan ndërtesën e tyre.

Tefik Sejdiu, shpresonte që babai i tij, Ismeti, do të shpëtonte nga duart e forcave serbe.

Por, edhe Ismet Sejdiu, pati fatin e njëjtë me vëllain dhe nipin.

E pasi i mblodhën meshkujt e kësaj lagje, ata i shtrinë me duart pas koke në këtë vend.

Por, përzgjedhjen e meshkujve, Shadije Pllana – Hoti, që në këtë masakër ka të vrarë burrin e dy vëllezërit, thotë që e bën pikërisht fqinjët e tyre serbë.

Edhe Shadija, i ka të freskëta kujtimet e asaj dite.

E 6 muaj me vonë, trupat e 31 të vrarëve, do të gjindeshin brenda një varri masiv në Vidomiriq të Mitrovicës

E gjithë këtë aksion kundër shqiptarëve, sipas dëshmitarëve, e udhëhoqi ish-politikani i vrarë serb, Oliver Ivanovic.

Madje, veprimet e tij atë ditë, banorët i kanë ende të freskëta.

Në këtë masakër, morën pjesë tri njësite të forcave serbe, në mesin e tyre, edhe njësiti paramilitar i njohur si Frenkit.

Ndërsa në vendin ku u ekzekutuan 31 shqiptarët, është vendosur kjo pllakë përkujtimore në nderim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat