Tha se nuk është penduar për shkarkimin e Vjosa Osmanit, Isa Mustafës i vjen “goditja” - i përmenden dy gjëra

Aktuale

Tha se nuk është penduar për shkarkimin e Vjosa Osmanit, Isa Mustafës i vjen “goditja” - i përmenden dy gjëra

Nga: A.Zh Më: 12 korrik 2021 Në ora: 08:11
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se nuk është penduar për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga postet në këtë parti.

Teksa është pyetur për listën “Guxo” të tashmë presidentes së vendit, Mustafa ka thënë se të merret me të, është sikur të merret me borën e vjetme.

Atij për këtë deklaratë i ka reaguar profesori dhe njohësi i çështjeve politike Binak Maxharraj.

Ai ka kritikuar Mustafën, duke thënë se veprimet e tij, e rrëzuan LDK-në në 13%, përcjell Bota sot.

Maxharraj ia ka kujtuar Mustafës çështjen e Çakorrit dhe të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e pyetur se a është penduar për to.

Reagimi i tij në Facebook:

Kur Isa Mustafa nuk pendohet kurrë

Ish-lideri i rrëzuar i LDK Isa Mustafa, i cili kohë më parë kishte marrë akuza të shumta lidhur me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga strukturat e LDK-së, thotë se: “Nuk është penduar fare për atë vendim”.

Krejt kjo është në rregull nga ana e tij. Zakonisht, njeriu në jetën e tij mund të pendohet e të mos pendohet për veprimet e tij. Por, ky veprim i Isa Mustafës e solli në katastrofë LDK duke e rrëzuar në vetëm 13% në zgjedhjet nacionale si pasojë e shkeljes nga ana e tij e të gjitha vendimeve, parimeve dhe qëndrimeve të LDK-së duke u futur në bashkëpunim me kupolën e krimit të Klanit Pronto.

Për thyerjen e këtyre qëndrimeve nga ana e Isa Mustafës ashpër iu patë kundërvu Vjosa Osmani, së cilës edhe ju hakmor duke e përjashtuar nga te gjitha strukturat, por edhe nga LDK.

Por, njeriu parimor me qëndrime dhe parime të forta siç është Vjosa Osmani e vazhdoi rrugëtimin e vetë jashtë LDK. Ajo arriti të bëhet Presidente e Kosovës, ajo e krijoi një subjekt politik “Lista Guxo”, për te cilën Isa Mustafa, thotë se të “merrem me “Listën Guxo” është njësoj si të merrem me borën e vjetme”.

Çfarë ironie e paskrupullt nga ana e akademik Isa Mustafës?

Por, me këtë “Listën Guxo” Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtin e rrëzoi Isa Mustafën në hundë e n’buzë për tokë, duke i fituar mbi 200 mijë vota, kurse LDK vetëm diçka mbi 100 mijë vota, pra ia mori më shumë se gjysmën e elektoratit, kurse vetë Isa Mustafa u detyrua dhunshëm të ikë nga LDK.

Dhe prapë Isa Mustafa nuk pendohet, por a pendohet Isa Mustafa edhe për disa vendime dhe veprime tjera që ishin në dëm të vendit apo ende është kokëfortë në qëndrimet dhe parimet e tij?!

Se pari, a është penduar Isa Mustafa i cili se bashku me liderët tjerë politikë (Thaçin, Harajdinajn, Limaj, Pacollin, etj.) pa kurrfarë shkaku, apo në emër të rrejshëm për liberalizimin e vizave, u bë bashkëpjesëmarrës me krejt LDK, bile edhe me presion ndaj deputetëve të ia falin Çakorrin, Malit të ZI duke e lëvizë kufirin për 6 kilometra në brendësi të Kosovës.

E ardhmja do të sqarojë se pse Isa Mustafa me liderët tjerë ia falën, apo ia shitën Çakorrin, Malit te Zi që historikisht kurrë Mark Milani as me luftë nuk kishte mundur të merr, sepse kreshnikët rugovas me fanatizëm e gjak e mbrojtën.

Por, edhe për këtë mëkat të tij Isa Mustafa nuk po pendohet?!

Se dyti, a është penduar Isa Mustafa kur ishte Kryeministër në vitin 2015 kur e nënshkroi Asociacionin një etnik me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe që ishte jashtëligjshëm, sepse Gjykata Kushtetuese ia gjeti 23 nene antikushtetuese, i cili po konsiderohet si kopil të cilin ia la qeverisë Kurti të merret me të dhe kur të gjithë, por edhe ndërkombëtare po thirrën në atë se duhet të zbatohet, sepse vet Kosova e ka nënshkruar.

Bile edhe ish-presidenti thotë se në atë Asociacion është nënshkrimi i Isa Mustafës e jo i tij. Ky ishte një sulm direkt në sovranitetin dhe integritetin e vendit duke e mundësuar, apo krijuar kështu edhe një “Republika Srpska” brenda Kosovës, e cila më vonë me krijimin e problemeve do të kërkonte të ndahet nga Kosova.

Por edhe për këtë Isa Mustafa nuk pendohet?!

Ka edhe shumë çështje tjera për të cilat Isa Mustafa do mund ose jo të pendohet, por pajtimi dhe mospajtimi është e drejtë personale e tij.

Se a do të pendohet apo jo Isa Mustafa për të gjitha këto vlerësimin mund ta jep vetëm drejtësia, gjykatat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat