​Osmani i dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik: Presim të na bëni krenar në Tokio

Aktuale

​Osmani i dorëzon flamurin shtetëror Ekipit Olimpik: Presim të na bëni krenar në Tokio

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 20:27

(E plotësuar 21:30) - Kurti nga Athina me adresim për sportistët që përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Greqi, përmes një video u është adresuar sportistëve të Kosovës që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ai e ka lartësuar punën e sportistëve dhe trajnerëve kosovarë.

“Po e festojmë pasionin, punën dhe sakrificën tuaj për përfaqësimin e Kosovës në sport. Disa prej juve iu kam takuar personalisht dhe përkushtimi juaj në punë është shembull edhe jashtë sportit, nuk është vetëm talenti juaj në sport që duhet të na inspirojë të gjithëve, është angazhimi dhe përkushtimi juaj i jashtëzakonshëm”, tha Kurti.

Kryeministri u tha sportistevë se krenohet me rezultatet që ata kanë treguar në fushën e tyre.

“Sot do të pranoni flamurin e shtetit me të cilin do të përfaqësoni Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020”, shtoi Kurti.

Tutje, ai bëri të ditur se në Greqi ndodhet për dy konferenca ndërkombëtare si dhe një sërë takimesh zyrtare.

***

Presidentja Vjosa Osmani në një ceremoni të veçantë ia ka dorëzuar flamurin shtetëror Ekipit Olimpik të Kosovës që do ta përfaqësojë vendin në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin shumë personalitete të larta nga institucionet shtetërore si deputetë, ministra e zëvendësministra, përfaqësues të ambasadave të huaja si dhe personalitet nga jeta kulturore e fetare në Kosovë.

Me këtë rast, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se Kosova si shtet i ri shumë shpejt u bë pikë referimi në të gjithë botën duke e falënderuar xhudisten Majlinda Kelmendi e cila e fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Sipas Krasniqit, kjo nuk ishte diçka e rastësishme sepse një punë e jashtëzakonshme në këtë drejtim u bë nga trajneri ndërkombëtar i xhudos, Driton Kuka.

Ndërsa presidentja Vjosa Osmani tha se Lojërat Olimpike për ta shpalosur shpirtin fitues dhe për ta shpalosur përkushtimin e sportistëve ndaj vendit.

Osmani u shpreh e bindur se sportistët të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të japin maksimumin atje dhe do të bëjnë krenar shtetin e tyre

Ajo shtoi se Kosova pret shumë nga 11 garuesit sepse puna që është bërë nga ana e tyre do të jap rezultatet e veta.

***

Ekipi Olimpik i Kosovës sot është mbledhur në ceremonin e dorëzimit të flamurit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky flamur do të bartet nga sportistët në ceremoninë hapëse të Olimpiadës së Tokios.

Republika e Kosovës do të prezantohet nga 11 sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios.

Në ceremoninë e dorëzimit të flamurit po marrin pjesë ministra, deputetë dhe ambasador të ndryshëm. Po ashtu Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi së bashku me bashkëshorten e tij janë pjesëmarrës në ceremoni.

Olimpiada në Tokio fillon me 23 korrik dhe mbaron me 8 gushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat