Analisti i Vetëvendosjes i bën thirrje Albin Kurtit: Ja kush duhet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Analisti i Vetëvendosjes i bën thirrje Albin Kurtit: Ja kush duhet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

Nga: P.R Më: 12 korrik 2021 Në ora: 21:32
Albin Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës me Përparim Ramën, Partia Demokratike me Uran Ismajlin dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Daut Haradinajn synojnë që me 17 tetor të marrin fitore në Prishtinë.

E Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Se kush duhet të jetë kandidat i Vetëvendosjes ka folur edhe analisti që njihet si njëri ndër përkrahësit më të mëdhenj të Vetëvendosjes, Xhevdet Pozhari.

Sipas tij, Arben Vitia është ai që duhet të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës.

“Ana e keqe e kandidimit të tij do të ishte zbehja e garës sepse do të fitonte pa balotazh. Por, kryeqytetit në prag të kolapsit i duhet definitivisht një doktor që do ta shëronte nga 'epidemia e shkatërrimit'. Nuk kemi nevojë për iluzione e balona të përkohshëm që fryhen sa për qëllime elektorale. Na duhet një njeri që punon pa zhurmë që të shpëtojmë nga hallakama në Prishtinë”, shkruan ndër tjerash Pozhari, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Vazhdimisht kam qenë kundër kandidimit të Arben Vitisë për kryetar të Komunës së Prishtinës, mbi të gjitha se është duke e bërë punën e ministrit të shëndetësisë ashtu siç i ka hije një profesionisti të përgjegjshëm dhe të ndershëm. Sikur njerëz si ai të ishin në krye të shëndetësisë, sot nuk do të ishte përtokë ky sistem.

Por, duke i pa kandidatët e tjerë e shoh se me ata shpëtimi nga kaosi në Prishtinë nuk ka shpresë. Përkundrazi, xhungla do të bëhet më e dendur.

Ana e keqe e kandidimit të tij do të ishte zbehja e garës sepse do të fitonte pa balotazh. Por, kryeqytetit në prag të kolapsit i duhet definitivisht një doktor që do ta shëronte nga 'epidemia e shkatërrimit'.

Nuk kemi nevojë për iluzione e balona të përkohshëm që fryhen sa për qëllime elektorale. Na duhet një njeri që punon pa zhurmë që të shpëtojmë nga hallakama në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat